POLITIKË /

"Meloni, lidere që nuk heq dorë", Rama për qendrat e emigrantëve në Gjadër: Ja kur do zhbllokohet procesi

Shkruar nga Versus

"Meloni, lidere që nuk heq dorë", Rama për qendrat e

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Bruno Vespa në “Cinque Minuti” ku ka folur lidhur me marrëveshjet e nënshkruara gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe italiane në Romë.

Ndër të tjera ai u pyet edhe për marrëveshjen për strehimin e emigrantëve të paligjshëm në Gjadër të Lezhës për të cilën kryeministrja Meloni ngulmoi se do të vazhdonte. Ai tha se pavarësisht bllokimeve të deritanishme, deri në qershor do të ketë një përgjigjie në nivel europian për ta zhbllokuar procesin.

“Ajo është një lidere që nuk heq dorë dhe, duket, pret rezultatin e kësaj përpjekjeje të përbashkët në nivel europian. Mendoj se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian dhe për t’u dhënë shteteve diskrecionalitetin për vendet e origjinës dhe vendet e sigurta”-tha Rama ndërsa shtoi më tej se edhe vende të tjera e kanë kërkuar një marrëveshje të tillë, por ai ka refuzuar.

“Disa vende kanë eksploruar mundësinë për të punuar me ne dhe për të përsëritur këtë model, por ne kemi refuzuar pasi ai është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë”.

Sa i takon marrëveshjeve të nënshkruara, Rama tha se mes më të rëndësishmeve është puna për të ndërtuar projektin e përbashkët të linjës së interkonjeksionit mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Unë besoj se ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes janë të rëndësishme. Ato që kanë të bëjnë me energjinë dhe, mbi të gjitha, puna për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ndërtuar këtë linjë interkoneksioni mes Lindjes dhe Perëndimit që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italianë, është shumë e rëndësishme. Më tej, janë të rëndësishme edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë si me sigurinë, luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar ashtu dhe me mjedisin apo, siç e thatë me të drejtë ju, me shëndetësinë”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

Poll