POLITIKË /

Meta falënderon nënën në ditën e lindjes: Ajo më besoi emrin Ilir!

Ilir Meta falënderoi nënën dhe mbështetësit në ditëlindjen e tij, duke u shprehur se ndihet më i fortë se kurrë, pavarësisht që ndodhet në qeli pas vendimit të GJKKO.

Shkruar nga Versus
Meta falënderon nënën në ditën e lindjes: Ajo më
Ilir Meta me nënën e tij

Kreu i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh falënderimi në rrjetet sociale me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së tij, duke vendosur në qendër nënën dhe familjen.

Në reagimin e tij, Meta falënderoi të afërmit, miqtë dhe mbështetësit për urimet, ndërsa theksoi se këtë përvjetor e gjen “më të lirë, më të ri dhe më të fortë se asnjëherë tjetër”, pavarësisht se ndodhet në qeli pas vendimit të GJKKO.

Një falënderim të veçantë ai ia kushtoi nënës së tij, duke theksuar rolin e saj në jetën e tij dhe duke shkruar: “Një falënderim të jashtëzakonshëm për nënën time, e cila më besoi emrin Ilir.”

“Falenderoj përzemërsisht gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për urimet e tyre me rastin e ditëlindjes time, e cila më gjen më të lirë, më të ri dhe më të fortë se asnjëherë tjetër. Një falenderim të jashtëzakonshëm për nënën time, e cila më besoi emrin ILIR.”, shkruan kreu i PL-së./Versus.al

Meta falënderon nënën në ditën e lindjes: Ajo më

 

Tags:

ilir meta

Poll