Ish-presidenti Ilir Meta, ka lënë sot paraburgimin e 313-ës në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, Rexhep Meta i cili ndërroi jetë dje në moshën 83 vjeçare.
Meta ka mbërritur në Çepan të Skraparit i shoqëruar nga forca të shumta të policisë së burgjeve.
Në ceremoni ai u takua me njerëz të afërm të cilët kishin shkuar për t'i shprehur ngushëllimet për humbjen e babait.
Lajmi në përditësim...

