POLITIKË /

Meta në zgjedhje me logon e PD? Berisha: Nuk është shpërblim, PL forcë e tretë

Berisha tha se nuk ka një projekt konkret mbi mënyrën e bashkëpunimit në koalicionin parazgjedhor me Partinë e Lirisë.

Shkruar nga Versus

Meta në zgjedhje me logon e PD? Berisha: Nuk është

I pyetur për takimin e zhvilluar ditën e djeshme mes Ilir Metës dhe Flamur Nokës ku u diskutua strategjia për të dalë në koalicion parazgjedhor, kryedemokrati Sali Berisha tha se nuk ka një projekt konkret dhe se Meta nuk ka nevojë për shpërblim pasi ka një pozitë të konsoliduar në Kuvend.

Ai nuk sqaroi nëse kandidatët e PL do hynin në zgjedhje me logon e PD-së por theksoi se do të ketë takim tjetër për shqyrtimin e mënyrës sesi do të hyjnë në zgjedhje. 

Pyetje: Flamur Noka ka zhvilluar takime me Ilir Metën për mënyrën si do paraqitet kjo parti apo edhe parti të tjera në zgjedhje, duke përfshirë në listat e PD apo më vete. Tej diskutimeve që keni bërë, pavarësisht se Meta ka deklaruar se do të dalë me logon dhe flamurin e PL, ju apo Noka në emrin tuaj ka dorëzuar në tryezën e Ilir Metës për ta përfshirë atë dhe përfaqësues të tjerë të PL në listat e PD?

Sali Berisha: Janë diskutime, nuk ka projekt të dorëzuar, por diskutimet në këtë fazë janë të përqendruara totalisht në bashkëveprimin tonë për  në protesta  të përgjithshme dhe krijimin e qeverisë teknike. Kjo është tema jonë e ditës.

Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim, Ilir Meta është i konsoliduar, partia e tretë më e madhe në vend, se secili do të jetë koalicioni, por jo shpërblim por me interes të përbashkët bilateral do të shqyrtohet në kohërat që vijnë.

Nga ana tjetër, vetë Meta deklaroi dje se nuk ka një vendim konkret për mënyrën sesi Partia e Lirisë do të hyjë në zgjedhje duke shtuar se do të shihet mundësia e maksimizimi të votës së opozitës për të marrë sa më shumë mandate. Ilir Meta do të kandidojë në listat për deputetë në qarkun e Tiranës. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: