POLITIKË /

Meta u ofrua si dëshmitar për 21 janarin, do të flasë për Bashën? Berisha: Ishte skenar i dhunshëm

Lulzim Basha asokohe ishte ministër i Brendshëm dhe sipas Berishës ishin marrë masat e domosdoshme për protestën, por situata doli jashtë kontrollit.

Shkruar nga Versus

Meta u ofrua si dëshmitar për 21 janarin, do të flasë

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta ndaj SPAK-ut për t’u pyetur si dëshmitar për ngjarjen e ndodhur më 21 janar 2011 kur u vranë 4 protesues.

I pyetur nëse Meta do të dëshmojë për Bashën duke qenë se më herët e kishte bërë përgjegjës se nuk mori masa si ministër i Brendshëm, Berisha tha se nuk kishte ndonjë dijeni mbi këtë fakt.

Teksa e nisi duke kujtuar se Meta asokohe si zv.kryeministër i kishte ofruar dorëheqjen pas videos ku pretendohej se ai merrte ryshfet 700 mijë euro, Berisha tha më tej se 21 janari ishte rast i paprecedentë dhe se masat ishin marrë pavarësisht se situata doli jashtë kontrollit.

“Tani për sa i përket përgjegjësisë, nuk kam, domethënë një skenar i atillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedent ndonjëherë, por me ato që kam konstatuar, masa ishin marrë, kështu që nuk di ndonjë përgjegjësi për çfarë thotë Meta.

Si kryeministër unë mund të them se ai ishte një agresion i vërtetë me hunj, me dinamit, me plumba ndaj ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Se si mund të parandalohej një demonstratë që organizohet me të gjitha këto, natyrisht edhe mundet, por ai është një proces jashtëzakonisht më shumë teorik se sa praktik”- deklaroi Berisha. Versus.al

Poll