
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha si për ironi të fatit, rezulton edhe si më i votuari në burgje mes listës së kandidatëve në listën e hapur të PS në Tiranë.
Këtë herë ai rezulton si më i votuari nga të burgosurit në bllokun e sigurisë “Mine Peza” dhe tek burgu ‘313’ ku ndodhet edhe Ilir Metaj.

I dyti më i votuar nga të burgosurit, renditet pikërisht kreu i Partisë së Lirisë i cili që prej tetorit të 2024 mbahet i paraburgosur në burgun “313” nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale. Meta rezulton të ketë marrë 59 vota në total. Ndërsa ministri Hoxha është i pari me 119 vota.
E katërta më e votuara në këto dy institucione paraburgimi, është Ermonela Felaj me 33 vota dhe më pas Olta Xhaçka me 26 dhe Ornaldo Rakipi me 23 vota, të tre kandidatë të PS në Tiranë. Versus.al








