Kreu i qeverisë Edi Rama, i pyetur nga njëri prej komentuesve për urdhër-arrestet e lëshuara për Bankers Petroleum në Fier tha se ky rast është pasojë e një koncesioni të dhënë nga qeveria e mëparshme.
Ndërsa përgëzoi prokurorinë e Fierit për hetimet, Rama përsëriti gjithashtu se Bankers Petroleum ka humbur gjyqin në arbitrazh me shtetin shqiptar dhe na detyrohet 240 milionë euro.
“Ne kemi fituar me Bankers në një arbitrazh, na detyrohen 240 milionë euro dhe shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapellen prokurorisë përkatëse që ka bërë këtë hetim për t’I nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka patur shumë problematika. Është akoma sot e kësaj dite kosto e një koncesioni të dhënë përpara se unë të merrja detyrën”- u shpreh Rama.
Bankers Petroleum sipas hetimeve të prokurorisë, ka kryer evazion fiskal prej miliona eurosh duke mos paguar detyrimet tatimore prej 20 vitesh me argumentin se dilte me humbje vazhdimisht. Versus.al







