POLITIKË /

“Moment historik, kemi punuar fort për këtë ditë”, Rama para konferencës në Bruksel: Nuk i vëmë veton vendimeve të BE-së

Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel lidhet me raportin e IBAR dhe nisjen e fazës përmbyllëse të negociatave dhe grupkapitujve për Shqipërinë

Shkruar nga Versus

“Moment historik, kemi punuar fort për këtë

Pak para nisjes së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka punuar fort dhe gjatë për të qenë në këtë moment historik dhe për të vijuar më tej me procesin e integrimit.

Rama tha se “ky është një moment ku gjysma e kapitujve të hapur do mbyllet dhe gjysma tjetër e mbyllur do hapet”, tha ai.

I pyetur në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të BE-së ai tha se ai ka qenë gjithmonë me qasjen që Unioni të shtrihej më tej.

“Unë në fakt kam qenë, i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin siç ka ndodhur më parë, nuk është aty në kryeqytetet e rëndësishme dhe nga ana tjetër është e qartë se nëse bëhet siç duhet është gjeja e duhur, duhet të konceptohet ashtu siç duhet, nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë, por me një union realpolitik dhe një rrugëtim të anëtarësimit me të drejta të plota”, u shpreh ai.

Kurse për çështjen e vetos në BE për anëtarësimet apo anëtarësimin e Shqipërisë pa të drejtë vetoje, ai shpjegoi se shqiptarët janë fanatikë të BE-së dhe s’mund t’i vendosin veto Unionit.

“Nuk kemi kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto. Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE, kështu që nuk ndjejmë kënaqësi që të kemi veto, duke qenë vendi më pro BE-së dhe euroatlantik evropian, ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”, përfundoi Rama.

Sot (26 maj) nis edhe faza e mbylljes së kapitujve negociues. Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel lidhet me raportin e IBAR dhe nisjen e fazës përmbyllëse të negociatave dhe grupkapitujve për Shqipërinë.

Në këtë mënyrë Shqipëria zhvillon konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian për grupkapitullin e “Themeloreve”, që është një hap drejt procesit të rëndësishëm për mbylljen e plotë të negociatave deri në vitin 2027, afat i vendosur nga Brukseli.

Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Deklarata e plotë e kryeministrit Rama, pyetje-përgjigje

-Kryeministër, cila është rëndësia e kësaj dite për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar?

Kryeministri Edi Rama: Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet.

-Dua të pyes që është thënë që për shtetet e ardhshme anëtare konsiderohet që shtetet e reja anëtare të mos kenë një të drejtë për të vendosur për çështje të caktuara. Çfarë mendoni për këtë?

 

Kryeministri Edi Rama: Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që nëqoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për tu bërë.

Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian.

-Për sa kohë mendoni që do të ishte në rregull që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së pa të drejtë Veto, për sa kohë do të ishte në rregull që Shqipëria të ishte kështu?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”.

AGJENDA

-Ora 18:50 Kryeministri Rama dhe delegacioni do të mbërrijë në Këshillin e Evropës.

-Ora 18:55 Foto familjare

-Ora 19:00 – Nisja e Konferencës Ndërqeveritare;

-Në përfundim të takimit (rreth orës 20:15) – Konferencë për shtyp.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Versus.al

 

Poll