Avokati i njohur, Sokol Hazizaj ka folur lidhur me mundësinë që kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj të mund të shpallë kandidaturën e tij si i pavarur në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen.
Hazizaj u shpreh në emisionin ‘’Oponencë’’ se Gjykata e Lartë nuk mund t’ja ndryshojë masën e sigurisë Veliajt. Në këto kushte, çështja e tij kërkon shumë kohë dhe avokatëve u duhet të bëjnë një punë serioze
"Gjykata e lartë në eksperiencën time të deritanishme nuk e ka tagrin të ndryshojë masa sigurimi. Kjo çështje penale do të hajë kohën e vet. Do të ishte në të mirë të ambientit politik e juridik që Kushtetuesja të paktën të linte shije të mirë për kryetarët e ardhshëm të bashkive.
Kjo gjykatë kushtetuese është tërësisht politike s'mund të japë përgjigje juridike në raport me shkarkimin politico-juridike për Veliajn, të paktën ta japë juridik. Në raport me procesin penal, mbrojtja e tij duhet të jetë shumë serioze."-tha Hazizaj. Versus.al







