POLITIKË /

“Ndahuni nga lodhja dhe zhgënjimi që ju ka kapluar”, Berisha-qytetarëve: Të protestojmë kundër regjimit

Pavarësisht thirrjes, Berisha nuk dha ndonjë datë të caktuar për protestë.

Shkruar nga Versus

“Ndahuni nga lodhja dhe zhgënjimi që ju ka kapluar”,

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference për mediat ditën e sotme ka përsëritur deklaratat e tij duke thënë se rruga e vetme për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama janë protestat e qëndrueshme.

Sipas tij, misioni i rrëzimit të Ramës do të jetë vetëm pasi mijëra persona të dalin në rrugë për të protestuar dhe të shkëputen nga lodhja apo zhgënjimi që i ka kapluar.

“Opozita do të fillojë protesta pa asnjë diskutim.  Opozita po bën gjithçka për të qartësuar tek çdo qytetar se, rruga e vetme është protesta e qëndrueshme. Se është koha, sot më shumë se kurrë të vendosi për të marrë përsipër misionin tonë të ri.

Misionin e përmbysjes së regjimit të narkoshtetit. Mision i cili do të përmbushet sapo mijëra shqiptarë të vendosin të dalin në shesh çdo ditë. Të protestojnë kundër regjimit. Të ndahen nga apatia, lodhja, mërzitja, zhgënjimi që i ka pushtuar.  Bulevardi është sheshi, është rruga e fitores.

Asnjë prej tyre nuk duhet t'i thotë vetes se sa jemi. Idealet nuk maten me numra, forca e idealeve nuk maten nga numrat, por nga guximi dhe guximi i idealistëve është i pashtershëm dhe triumfues. Dhe unë kam besim të madh se kjo karabina e kalbur që po kundërmon erën më të keqe në Shqipëri dhe mbarë Europën, do të marrë vendin që meriton”- u shpreh Berisha mes të tjerash. Versus.al

Poll