POLITIKË /

Në pritje të dekretit presidencial dhe qeverisë "Rama 4": Socialistët në ankth, kur do konstituohet Kuvendi?

Tradicionalisht, kryesocialisti bën publike vendimet e tij në ditët e fundit të gushtit, dhe deri atëherë mbetet pezull zyrtarizimi i strukturës së re qeveritare.

Shkruar nga Versus

Në pritje të dekretit presidencial dhe qeverisë "Rama

Kuvendi i ri është në pritje të dekretit nga Presidenti Bajram Begaj për të thirrur seancën e parë të legjislaturës së XI-të, ndërkohë që Partia Socialiste po pret lëvizjet e Edi Ramës për formimin e qeverisë së re dhe emrin e Kryetarit të Kuvendit.

Tradicionalisht, kryesocialisti bën publike vendimet e tij në ditët e fundit të gushtit, dhe deri atëherë mbetet pezull zyrtarizimi i strukturës së re qeveritare.

Sipas Kushtetutës, Presidenti duhet të thërrasë Kuvendin brenda 10 ditëve nga përfundimi i mandatit të legjislaturës aktuale, çka lë të kuptohet se seanca e parë do të mbahet më 10 Shtator.

Seancën konstituuese pritet ta drejtojë Sali Berisha, si deputeti më i vjetër në moshë, nëse ai nuk refuzon këtë rol të përkohshëm. Në të kundërt, detyra do t’i kalojë Tritan Shehut, e më pas Vasil Llajos.

Ndërkohë, të gjitha sytë janë drejt Asamblesë së Partisë Socialiste në fund të gushtit, ku pritet të zbulohen emrat dhe ndryshimet në kabinetin e katërt të Edi Ramës. /Versus.al/

Poll