POLITIKË /

“Ne u bëjmë duara e u paguajmë rroga më të larta”, Rama për SPAK-un: Ende s’kanë çuar në GJKKO 21 janarin

Shkruar nga Versus

“Ne u bëjmë duara e u paguajmë rroga më të

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në homazhet e organizuara në nder të 4 protestuesve të cilët 15 vite më parë u vranë para godinës së kryeministrisë teksa protestonin kundër qeverisë Berisha.

Rama foli me kritika për Prokurorinë e Posaçme duke thënë se nuk mjaftoi as fakti që gjykata e Strasburgut ta konsideronte 21 janarin “krim shtetëror” që SPAK të vepronte duke dërguar dosjen në gjykatën e posaçme.

Duke e cilësuar si “ngjarje të paprecedentë”, kreu i qeverisë tha se ndihet i dobët në pozitë për të bërë diçka që të ketë drejtësi për 21 janarin.

“Nuk ka mjaftuar as vendimi rrënqethës i Gjyktës së Strasburgut. Më shumë sesa dy vjet më parë që prokurorët specialë të kësaj republike t’ja kishin kërkuar deri tani gjykatës speciale drejtësinë për vrasjet shtetërore të 21 janarit. Në emër të drejtësisë prej plot 6 vitesh ne u bëjmë atyre veç duara e hosanara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta sesa vetes dhe vetë presidentit pa llogaritur justifikimin me durim dhe në heshtje nga ana jonë të gabimeve të tyre ndonjëherë tejet shqetësuese si gabime të rritjes së një institucioni të ri dhe jetik. Halli është se sa herë vjen kjo ditë kujtimesh tragjike për ju familjarët e për ne dashamirët tuaj, vijnë mbi kurrizin tonë gurët e mllefit të atyre që ndihen të përdorur me besimin tek besimin e re dhe ndihet i përbuzur në nevojën e vetë që drejtësia për 21 janarin të vihet në vend. Unë i mirëkuptoj plotësisht dhe nuk e pretendoj mirëkuptimin reciprok prej atyre që ç’nuk akuzojnë me gishtin e ngritur kur vjen fjala për pandëshkueshmërinë që mban peng 21 janarin. Unë ndihem po njësoj i zbrazët në shpirt dhe i dobët në pozitë kur shoh sesi kaloi edhe një vit tjetër dhe 21 janari rierdhi përsëri”- tha Rama. Versus.al

Poll