
Këshilli i Europës ka zyrtarizuar konferencën e tetë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian e cila pritet të zhvillohet më 26 maj.
Në këtë takim fokusi do jetë te Grupkapitulli 1, ku do të vendoset kriteret përmbyllëse për gjyqësorin, drejtësinë, ligjet, sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike dhe kriteret ekonomike.
Agjenda e takimit në Bruksel nga KiE
Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel.
Takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen nga Shqipëria të standardeve të ndërmjetme dhe për të vendosur kriteret përmbyllëse për Grupkapitullin 1 “Themeloret”, i cili përfshin Kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, si dhe Kapitullin 24 – drejtësia, liria dhe siguria, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike dhe kriteret ekonomike.
Ky grupkapitull përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimi publik, Kapitullin 18 – statistikat dhe Kapitullin 32 – kontrolli financiar

