POLITIKË /

Nesër votohet qeveria Rama 4, PD kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Si pasojë e kërkesës së PD u vendos në konferencën e kryetarëve që çdo deputet të ketë 10 minuta kohë për t'u shprehur lidhur me programin qeverisës.

Shkruar nga Versus

Nesër votohet qeveria Rama 4, PD kërkon debat pa kufizim kohor në

Në kryesinë e Kuvendit u mbajt sot Konferenca e Kryetarëve ku u diskutua lidhur me seancën e nesërme plenare ku pritet të votëbesohet qeveria e re. gjatë mbledhjes u vendos që nesërtë zhvillohet debat parlamentar lidhur me programin qeverisës të PS për mandatin e katërt.

Në seancë plenare, deputetët do të kenë secili nga 10 minuta kohë për të shprehur mendimet e tyre. Opozita kërkoi që të zhvillohej debat pa kufizim kohor. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se çdo deputet duhet të ketë mundësi të shprehë qëndrimin e tij pa patur pengesa proceduriale. Versus.al

Poll