POLITIKË /

Nga ndërtimet deri tek taksat, Rama prezanton kryeinspektorin digjital të territorit: Do vështirësojë zullumet

Rama shprehet se ky kryeinspektoriat digjital do të mbulojë aktivitetet e rëndësishme shtetërore e shoqërore në të gjithë territorin.

Shkruar nga Versus

Nga ndërtimet deri tek taksat, Rama prezanton kryeinspektorin digjital

Ashtu siç e pati paralajmëruar pak ditë më parë nëpër takimet e ndryshme ku foli për domsdoshmërinë e kontrollit të plotë mbi territor, kryeministri Edi Rama ka prezantuar “kryeinspektoriatin digjital të territorit”.

Sipas kreut të qeverisë, ky kryeinspektoriat do të mbledhë informacion në të gjithë vendin për të mbuluar më pas të gjithë kontrollin e ndërtimeve pa leje e deri tek taksat, prodhimi bujqësor dhe mbrojtja e pyjeve. Në postimin e bërë, Rama shkruan se ky inovacion do ta vështirësojë punën e shkelësve.

“Ju prezantoj me një tjetër inovacion të qeverisjes: Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit Videoja është një fragment i shkurtër i  informacionit që ky Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën  për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit.

Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira”- shkruan kreu i qeverisë krahas videos së publikuar. Versus.al

 
Poll