Kryeministri Edi Rama e ka zhvilluar sot komunikimin e tij “direkt’ me ndjekësit në rrjetet sociale teksa qarkullonte me makinë duke shkuar në takimet përmbyllëse elektorale.
Teksa u pyet nga një ndjekës nëse PS do të fitonte apo jo, Rama u përgjigj i bindur duke thënë se një gjë e tillë as që diskutohet, por sipas tij çështja është sesa mandate do të fitojnë socialistët për ulëset në Kuvend. Ndërsa nuk la pa ironizuar as kreun e opozitës, Sali Berishën të cilin e cilësoi si “gjetje arkeologjike”.
“Nuk është pyetja a do të fitojmë por sa? Se a do të fitojmë nuk është pyetje. Padiskutim që do të fitojmë. Por sa? Çfarë fuqie do të na japë 11 maji, populli shqiptar. Do të jemi thjesht një qeveri, përfaqësim apo do të jemi një përfaqësi me një mbështetje popullore më të madhe sesa kjo që kemi sot. Ndaj nëse ne fitojmë aq sa kemi sot, ose më pak seç kemi sot, ne kemi fituar zgjedhjet por s’kemi marrë fuqi më të madhe.
Çdo gjë mbi këtë është fuqi sepse ne jemi duke kërkuar mbështetje për Shqipërinë në BE. Po e shohin të gjithë procesin sesa Shqipëria në BE ka mbështetjen e popullit. Kush do të fitojë bufi? Një politikan i lashtë si gjetje arkeologjike që vjen vërdallë nëpër teatrin e Butrintit sikur është gjallë. I pashpresë i dëshpëruar që rri edhe nuk shkon në shtëpi për hallin e tij. Ai do të fitojë?", tha Rama. Versus.al








