POLITIKË /

'Nuk është një mandat', paralajmërimi i Lapajt: Si grenxa në poturre, do t'ju bëj të mallkoni veten

Lapaj paralajmëron fortunë në parlamentin e ardhshëm

Shkruar nga Versus
'Nuk është një mandat', paralajmërimi i Lapajt: Si
Adriatik Lapaj

Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka rezultuar si forca e tretë politike në vend deri më tani, duke arritur 57,555 vota në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga Diaspora.

Megjithatë, për shkak të ligjit elektoral në fuqi, ky rezultat ka rezultuar në vetëm një mandat për koalicionin.

Ky rezultat ka shkaktuar reagime të forta nga Lapaj, i cili është shprehur i revoltuar për këtë ndarje të votave, duke akuzuar kritikët për ndikim në këtë situatë dhe duke shpërthyer ashpër ndaj të gjithë atyre që e kanë vlerësuar rezultatin e tij negativisht.

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar.

Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”, shkruan Lapaj në Facebook./Versus.al

 

Poll