
Pas zgjedhjeve të 2025-ës, ku nuk arriti të siguronte mandatin për deputet në qarkun e Fierit me Lëvizjen “Shqipëria Bëhet”, inxhinieri Azmer Duleviç ka njoftuar publikisht largimin e tij nga kjo forcë politike.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Duleviç u shpreh se vendimi i tij është personal dhe lidhet me një fazë të re të jetës, ku dëshiron të japë kontributin ndryshe, jashtë angazhimit partiak.
“Të nderuar miq, dua t’ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen ‘Shqipëria Bëhet’. Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe. Bashkë do të shihemi më të fortë! Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim! Me mirënjohje, Azmer Duleviç” – shkruan ai.
Duleviç ishte pjesë e listës së koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për zgjedhjet e përgjithshme e 11 majit e përbërë nga 'Nisma Thurje' e Endrit Shabanit dhe 'Shqipëria bëhet' e Adriatik Lapajt për qarkun Fierdhe, pavarësisht angazhimit, nuk arriti të kalojë pragun për të fituar mandatin./Versus.al







