POLITIKË /

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, PS kryeson bindshëm përballë PD! 'Shqipëria Bëhet' forcë e tretë

Partitë e reja renditen menjëherë pas PS e PD me një numër të konsiderueshëm votash.

Shkruar nga Versus

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, PS kryeson

Numërimi për votat e diasporës po shkon drejt fundit. Kur kanë kaluar 5 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, deri tani janë numëruar 145.441 zarfe nga 194.899 në total.

Partia me shumicën e votave është ajo Socialiste me 77.901 vota ose 54.18%. E dyta renditet Partia Demokratike me 44.510 vota ose 28.17%.

Forcë e tretë është ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj që numëron 11.651 vota ose 8.10% të totalit. Partia e katërt është ‘Mundësia’ me 5358 vota ose 3.73% dhe parti e pëstë është ‘Lëvizja Bashkë’ e Arlind Qorit me 3848 vota (2.68%). Versus.al

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, PS kryeson Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, PS kryeson  

Poll