
Opozita organizoi mbrëmjen e sotme “Foltoren” para kryeministrisë, ku u vu re mungesa e kreut të PD-së, Sali Berishës.
Protesta zgjati vetëm 26 minuta, teksa folën simpatizantët e PD-së, dhe deputetët e kësaj force politike.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e Sali Berishës, i cili ditën e sotme ndodhet në Strasburg për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kujtojmë se të shtunën, kryetari i PD-së, mbajti protestën kombëtare, ku kishte fjalim dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë./Versus.al

