POLITIKË /

"Pas 2013-ës, na ndau babëzia", Malaj thumbon Ramën: Donte pushtet absolut dhe të përjetshëm

Ish-deputeti shkruan se ai zgjodhi gjithmonë rrugën e dijes dhe solidaritetit social, ndërsa Rama rendi pas pushtetit absolut dhe të përjetshëm.

Shkruar nga Versus
"Pas 2013-ës, na ndau babëzia", Malaj thumbon Ramën:
Foto e publikuar nga Arben Malaj në rrjetin e tij social

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social ka thumbuar kryeministrin Edi Rama duke i kujtuar se për çfarë bashkëpunonin para 2013-ës, kur PS ishte ende në opozitë.

Në shkrimin e publikuar në rrjetet sociale, Malaj lë të kuptohet kundërshtitë që kishte me Ramën për shkak të dëshirës së këtij të fundit për pushtet të përjetshëm dhe absolut. Mes rreshtash, i kujton shitësen e moshuar të gazetave para selisë së PS dhe më pas ndarjen e shkaktuar nga babëzia pas 2013-ës.

“Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitësja e urtë dhe ëmbël e gazetave përpara selisë së PS-së.  Pas 2013 na ndau babëzia.  Babëzia e dikujt për pushtet të përjetshëm dhe absolut dhe e imja që mbeti përherë per dijen, për kohezionin dhe solidaritetin social.

Koha do të mbetet gjykatësi më i mirë se kush zgjodhi rrugën më të mirë dhe jo vetëm për veten.  E bekuar qoftë përherë dhe kudo Sheqerja! A”-shkruan Malaj në statusin e tij në rrjetin social facebook. Versus.al

Poll