Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Durrës kryebashkiakët e vendit në kuadër të takimeve për menaxhimin e sezonit turistik dhe efikasitetit të shërbimeve të pushtetit vendor.
Mësohet se gjatë takimit, në fokus kryesor do të jetë paketa e maleve, regjistrimi i tokave bujqësore, financat vendore dhe bashkëpronësia.
Gjithashtu do të trajtohet edhe roli i bashkive në funksion të negociatave dhe anëtarësimit në BE.
Ky takim vjen disa ditë pasi Rama ka shkaktuar “furtunë” në drejtoritë e bashkive të Fierit, Vlorës dhe Durrësit ku të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre. Rama ka deklaruar se këto vendime merren me qëllim caktimin në këto pozicione të personave të cilët kanë si synim shërbimin ndaj qytetarëve. Në gjithë territorin ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike teksa në Theth aktualisht po shemben të gjitha strukturat e ngritura në fshatin turistik. Versus.al







