Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të martë një mbledhje të papritur me strukturat vendore të Partisë Socialiste në Tiranë, si dhe me disa prej deputetëve të qarkut.
Takimi pritet të zhvillohet në ambientet e një lokali në kryeqytet, dhe jo në selinë qëndrore të Partisë Socialiste. Deri tani, arsyet e kësaj thirrjeje mbeten të paqarta, ndërsa burime pranë partisë nuk kanë dhënë detaje mbi tematikën apo agjendën e diskutimit.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur klima politike në vend po karakterizohet nga tensione të shtuara dhe dinamika të reja brenda dhe jashtë mazhorancës. /Versus.al







