
Partia Demokratike do të rikthehet sërish në protestë, siç kishte paralajmëruar kreu i saj, Sali Berisha.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, njoftoi përmes një postimi në Facebook se Foltore e PD do të mbahet më 5 janar, ora 18:00, para Kryeministrisë.
“Vendos qytetari, jo pushteti! E hënë, datë 5 janar, ora 18:00, përballë Kryeministrisë,” shkruan Bardhi, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë aktivitet.

