
Tiranë- Qeveria ka rrëzuar kërkesën e PD për interpelancë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sa i takon abuzimit me fondet e IPARD-it të cilat BE i kishte caktuar si ndihmë për bujqit shqiptarë.
Fondi prej 33 milionë eurosh u bllokua nga Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, që gjithashtu ka rekomanduar bllokimin e paketës së radhës 112 milionë euro për sa kohë nuk ka janë marrë masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.
Për rrëzimin e kërkesës së opozitës ka pasur reagime të shumta nga deputetët opozitarë të cilët e konsideruan të turpshme që kjo interpelancë të mos zhvillohej në kushtet që bujqësia është sektori kryesor i ekonomisë shqiptare. Versus.al








