POLITIKË /

PD kërkoi komision hetimor për Portin e Durrësit, socialistët e rrëzojnë

Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi u shpreh se nuk mund të merret vendimi për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje pasi PD e ka dërguar në Kushtetuese atë që e ka konsideruar si 'afera e Portit të Durrësit' dhe prandaj duhet pritur vendimi i institucionit.

Shkruar nga Versus

PD kërkoi komision hetimor për Portin e Durrësit,

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të mbajtur ditën e sotme u trajtua kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për atë që e quan ‘afera e Portit të Durrësit’.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se demokratët nuk janë kundër biznesit, por kundër koncesioneve të dhëna pa garë dhe pa asnjë procedurë të rregullt.

Partia Socialiste e rrëzoi një kërkesë të tillë dhe nënkryetari i Kuvendit Bledi Çuçi e cilësoi kërkesën si të vonuar dhe se për këtë duhet të pritet një vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kurrë s’kemi thënë qe jemi kunder komisioneve hetimore. Kur ju i beni komisionet hetimore me objektin e duhur janë miratuar. Pak a shumë ishin shteruese argumentat e grupit tone parlamentar. Por dua të shtoj se sa here qe lexoj kërkesën me duket edhe e vonuar edhe e shpejtuar sepse jemi ne limitet e punes se ketij parlamenti. Ne pjesën e fushatës parlamenti nuk mund te funksionojë. Më duket e vonuar se mund ta kishit bërë më perpara kete komision nese do ta donit. Me duket e shpejtuar se jemi perpara vendimit te Gjykates Kushtetuese. Te presim njëherë Gjykaten Kushtetuese se çdo te thote per kete çeshtje. Ju keni kerkuar shfuqizim te te gjithe korpusit ligjor per ceshtjen e portit te Durresit në Gjykaten Kushtetuese. Te pakten sot ne nuk mund te marrim nje vendim per ngritjen e nje komisioni te tille hetimor pa folur gjykata”, deklaroi Çuçi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: