POLITIKË /

PD mbështet kandidatët e pavarur, tre parti dorëzojnë në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje! Del modeli i fletës së votimit

PD ka gati listën me anëtarët e KZAZ-ve, ndërsa në këto zgjedhje do të mbështesë vetëm kandidaturat e pavarura.

Shkruar nga Versus
PD mbështet kandidatët e pavarur, tre parti dorëzojnë
Modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 9 nëntorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në media modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 5 bashki të vendit, ndërsa ato të Tiranës janë ende të pezulluara deri në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese mbi ankimin e Erion Veliajt.

PD nuk do ta ketë emrin e regjistruar pasi nuk ka kandidatë të saj, por këtë herë zgjodhi të mbështeste ata që kanë shpallur kandidaturat e pavarura.  Kërkesa e dorëzuar në KQZ nga demokratët, përmban emrat e anëtarëve për KZAZ. Gjithashtu anëtarë të PD-së do të ketë dhe në qendrat e votimit dhe në grupet e numërimit, njësoj si dhe PS.

Ndërkohë përveç PS dhe PD, kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme e ka depozituar edhe Partia për Zhvillim Kombëtar.

Dje PD zyrtarizoi listën e kandidatëve të pavarur që mbështet në këto zgjedhje të parakohshme që do të mbahen në Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë ku kryebashkiakët janë dorëhequr.

Kandidatët e mbështetur nga PD (të gjithë janë kandidatë të pavarur):

Bashkia Berat – Pal Shkarpa

Bashkia Tepelenë – Gabriel Guma

Bashkia Cërrik – Amarildo Hoxha

Bashkia Mat – Eduart Brahilika

Bashkia Vlorë – Dionis Sota

Bashkia Tiranë – Florjan Binaj

Kandidatët e Partisë Socialiste:

Bashkia Berat – Ervin Ceca

Bashkia Tepelenë – Gramoz Sako

Bashkia Cërrik – Florenc Doka

Bashkia Mat – Altin Bojni

Bashkia Vlorë – Brunilda Mersini

Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu. Versus.al

Poll