
Të premten më 9 janar, Partia Demokratike do të zhvillojë një takim me forcat e tjera opozitare ku mes të tjerash pritet të vendoset edhe një datë për të mbajtur protestën kombëtare me qëllim rrëzimin e Ramës nga pushteti.
Burime bëjnë me dije se mundet që data 24 janar të propozohet si dita për të zhvilluar protestën e radhës kombëtare të opozitës.
Sali Berisha ka ftuar edhe partitë e tjera opozitare që t’i bashkohen, por deri më tani asnjë prej drejtuesve të partive të reja nuk e ka pranuar ftesën e bërë. Versus.al

