
Data 24 janar është caktuar nga anëtarët e kryesisë së PD si dita e duhur për mbajtjen e protestës kombëtare të radhës përballë kryeministrisë.
Berisha tha gjatë mbledhjes së janë vetë shqiptarët ata që duhet të reagojnë për rrëzimin e Ramës dhe se nuk duhet pritur vetëm nga drejtësia apo zhvillimet në SHBA. Ndërkohë nuk është caktuar ende ora se kur do të zhvillohet protesta e radhës.
Protesta e fundit kombëtare u mbajt më 22 dhjetor ku pati edhe molotovë të hedhur drejt efektivëve të policisë. Nga radhët e opozitës u shoqëruan 10 protestues të cilët u liruan më pas për t'u proceduar në gjendje të lirë. Versus.al



