
Katër protestuesit e opozitës të cilët u mbajtën në paraburgim pas protestës që Partia Demokratike zhvilloi pasditen e së hënës, janë liruar sot nga qelia.
Gjykata vendosi caktimin e masës “detyrim paraqitje”, ndërsa edhe prokuroria kishte kërkuar të njëjtën masë. Të pranishëm në seancë ishin edhe disa prej deputetëve të PD si Flamur Noka e Klevis Balliu të cilët kërkonin lirimin e protestuesve.
Pasi Berisha përfundoi fjalimin e tij në protestën e 22 dhjetorit, drejt kryeministrisë u hodhën bomba molotov të cilat dëmtuan edhe 3 prej efektivëve të policisë të cilët morën ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa atë mbrëmje u shoqëruan 10 persona, 6 prej të cilëve u liruan ndërsa së fundmi u liruan edhe 4 të tjerët. Versus.al


