POLITIKË /

“Për 2 vite bëhemi ndër vendet më të sigurta në botë”, Rama: Me ‘Smart City’, kriminelët nuk lëvizin lirshëm

Sipas Ramës me këtë sistem, kriminelët do e kenë të vështirë të lëvizin nëpër territor për të kryer vepra kriminale.

Shkruar nga Versus
“Për 2 vite bëhemi ndër vendet më të sigurta
Kreu i qeverisë, Edi Rama

Teksa prezantoi disa prej risive që do të sjellë projekti “Smart City” në rritjen e sigurisë së përditshme të qytetarëve, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek përfitimet që do të sjellë për forcat e policisë në parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e personave të krimit të organizuar.

Rama tha se kamerat inteligjente do të jenë në gjendje të identifikojnë personat e shpallur në kërkim dhe të japin sinjal për vendndodhjen e tyre në kohë reale. Ndërsa nënvizoi se personat që do të kenë qëllim të bëjnë keq, do ta kenë shumë të vështirë të lëvizin lirshëm nëpër rrugët e vendit. Sipas tij, brenda 2 vitesh Shqipëria do jetë ndër vendet më të sigurta në botë.

“Ky sy mbasi ju do t’I jepni të gjitha fytyrat e krimit, do t’i ndjekë vetë. është njësoj si t’ja japësh dikujt t’i thuash ky është personi më pas ai e njeh dhe kudo e sheh të thotë e ke në filan vend.

Është revolucion që vjen në tërësinë e transformimeve që po mund të bëjmë falë bekimit të teknologjisë. Mori disa kohë për të ardhur në këtë ditë të sotme, për shumë arsye të mosarsyes, por sot me firmosjen e marrëveshjes, fillon zbatimi. Është e sigurtë që në harkun e 2 viteve Shqipëria do jetë patjetër në nivelin e vendeve më të sigurta të botës.  Do jetë shumë e vështirë për të lëvizur në rrugët e Shqipërisë për të bërë keq, në mos e pamundur”- u shpreh Rama. Versus.al

 

Poll