POLITIKË /

Përplasje para Kryeministrisë, policia heq çadrat e protestuesve

Protesta e “Shqipëria Bëhet” shoqërohet me tensione, disa aktivistë shoqërohen nga policia

Shkruar nga Versus

Përplasje para Kryeministrisë, policia heq çadrat e

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë në protestën e organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, duke larguar çadrat që ishin vendosur më herët nga aktivistët.

Sipas raportimeve, gjatë ndërhyrjes janë shoqëruar disa protestues, ndërsa situata në zonë ka qenë e tensionuar. Pamjet e siguruara tregojnë momente përplasjeje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku policia ka përdorur forcë fizike për të shoqëruar disa prej tyre.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi arsyet e ndërhyrjes apo numrin e personave të shoqëruar, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e policisë. Situata para Kryeministrisë mbetet nën monitorim nga forca të shumta policore.

 

Poll