POLITIKË /

“Po sikur nesër t’ja bëjnë Ogertës”, Veliaj: Kaosi i tanishëm, s’është asgjë me atë që mund të ndodhë

Sipas Veliajt nëse një gjë e tillë legjitimohet, atëherë e njëjta gjë mund t'u ndodhë edhe kandidatëve për bashkinë Tiranë.

Shkruar nga Versus

“Po sikur nesër t’ja bëjnë Ogertës”,

Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri një analogji të pozicionit të tij me atë të kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi i cili ushtroi detyrën nën arrest shtëpie.

Por gjithashtu ngriti pikëpyetjen se çfarë do të ndodhte nëse kjo gjë do të legjitimohet dhe nëse e njëjta gjë do t’u ndodhte kandidatëve aktualë për bashkinë e Tiranës.

“Kryetari I bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie. Tani lind pyetja, a janë të gjithë të barabartë, pse janë ndryshe kryebashkiakët në Tiranë me atë në Tropojë.

Dy gabime nuk prodhojnë më shuëm drejtësi. Po sikur nesër t’ja bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë sigurie… kaosi që mendojmë se kemi tani, nuk është gjë hiç me kaosin që mund të ndodhë në vazhdim nëse kjo kthehet në praktikë dhe legjitimohet”- deklaroi kryebashkiaku i shkarkuar. Versus.al

Poll