POLITIKË /

Pr/buxheti 2026, Shëndetësia e Infrastruktura me fondet më të mëdha! Mbrojtja me rritjen më të lartë

Vihet re se ky projektbuxhet ka një zbritje të fondeve të akorduara për Kuvendin dhe presidentin.

Shkruar nga Versus

Pr/buxheti 2026, Shëndetësia e Infrastruktura me fondet më

Sot u publikuan detaje nga projektbuxheti të cilin qeveria e ka dorëzuar në Kuvend për diskutim e më pas për votim. Në këtë projektbuxhet vihet re se shuma më e madhe e fondeve është caktuar për ministrinë e Shëndetësisë me 820 milionë euro dhe rritje prej 20 milionë eurosh. E njëjta rritje vihet re edhe për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila për këtë vit që vjen d otë ketë buxhet total prej 770 milionë eurosh.

Rritjen më të madhe të buxhetit e ka ministria e Mbrojtjes me 102 milionë euro më shumë sesa vitin që po lëmë pas. Në 2026-ën, industria e mbrojtjes do të ketë për buxhet shumën prej 589 milionë eurosh. Rritja është bërë për shkak të detyrimeve të forta që duhen përmbushur në kuadër të NATO-s si dhe modernizimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës së Forcave të Armatosura.

Ndërkaq ministrisë së Ekonomisë i janë zbritur 60 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

Më pak lekë janë caktuar edhe për presidencën me totalin e 5.9 milionë eurove, nga 6 që kishte vitin 2025. Edhe për Kuvendin është ulur buxheti me 1 milionë euro më pak.

Kryeministrisë i rritet buxheti me 3.4 milionë euro (Merr 12.5 milionë euro, nga 9 në 2025-n) Gjithsej institucionet do të marrin rreth 5 miliard euro nga 4.7 që kishin këtë vit që po mbyllet.

Sa u takon institucioneve të drejtësisë vihet re një rritje e ndjeshme për ta në kuadër edhe të nevojës për ndërtimin e ambienteve të reja të gjykatave në vend.

Buxheti për disa prej ministrive:

Ministria e Shëndetësisë           820 mln euro

Ministria e Infrastrukturës        770 mln euro

Ministria e Arsimit              648 mln euro

Ministria e Bujqësisë       162 mln euro

Ministria e Ekonomisë    417 mln euro

Ministria e Brendshme    357 mln euro

Buxheti për institucionet e drejtësisë:

KLGJ                        68 mln euro

P. Përgjithshme         34 mln euro

SPAK                        21 mln euro

KLP                          2.2 mln euro. Versus.al

Poll