POLITIKË /

PROFIL/ I përket gjeneratës së re të profesionistëve, kush është Ermal Nufi, ministri i ri Mbrojtjes

Ky emërim shënon më shumë se një ndryshim të zakonshëm kabineti ai pasqyron orientimin e qeverisë drejt profesionalizmit, integritetit dhe rinovimit të gjeneratës së udhëheqësve në poste kyçe të administratës shtetërore.

Shkruar nga Versus

PROFIL/ I përket gjeneratës së re të profesionistëve,

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Ermal Nufin si Ministër të ri të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun pas 19 muajsh në detyrë.

Ky emërim shënon më shumë se një ndryshim të zakonshëm kabineti ai pasqyron orientimin e qeverisë drejt profesionalizmit, integritetit dhe rinovimit të gjeneratës së udhëheqësve në poste kyçe të administratës shtetërore.

Ermal Nufi ka një formim të fortë juridik dhe është licencuar si avokat që nga viti 2013.

Ai ka shërbyer në poste të larta në administratën publike, duke përfshirë rolin e drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres, Belinda Ballukut, këshilltar ligjor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv.sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Në vitet e fundit, Nufi ka mbajtur pozicione kyçe si kryetar i Bordit Menaxhues të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke dëshmuar aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe koordinimi ndërinstitucional.

Një aspekt i veçantë i këtij emërimi është përfaqësimi rajonal.

Nufi me origjinë nga Mirdita, por i lindur dhe i rritur në Kukës është djali i mjekut të njohur në qytetin verilindor, Mark Nufit, duke u bërë kështu dhe ministri i parë nga veriu në kabinetin aktual.

Me këtë zgjedhje, Rama u jep fund kështu dhe kritikave për përfaqësimin e pabarabartë rajonal në qeverinë e tij duke i dhënë dhe hapësirë gjeneratës së re të profesionistëve të administratës publike.

Ekspertiza ligjore, integriteti dhe përvoja administrative e bëjnë Nufin një figurë të qëndrueshme dhe të aftë për të menaxhuar një sektor strategjik si Ministria e Mbrojtjes, ku përveç uniformave, menaxhimi i buxhetit, prokurimet strategjike dhe bashkëpunimi me NATO kërkojnë disiplinë, transparencë dhe vizion afatgjatë./Versus.al

 

Tags:

ermal nufi

Poll