POLITIKË /

Protesta e PD, ambasada e SHBA sërish thirrje qytetarëve amerikanë: Kujdes, mund të përshkallëzojë në dhunë!

Berisha ka njoftuar se do ketë qasje tjetër në protestën e nesërme që mbahet në orën 18:00.

Shkruar nga Versus

Protesta e PD, ambasada e SHBA sërish thirrje qytetarëve

Ashtu si në protestat e mëparshme kombëtare të thirrura nga PD, edhe këtë herë ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëriq ë të bëjnë kujdes që të mos përfshihen në tubim.

Në njoftimin e shpërndarë, thuhet se për shkak të protestës mund të bllokohen një sërë rrugësh kryesore dhe u kërkohet amerikanëve që të shmangin praninë e tyre pasi mundet që tubimi të përshkallëzohet.

"Një protestë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 28 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”. Protesta mund të shtrihet edhe në zona përreth.

Prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit priten në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestës. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personeli i Ambasadës së SHBA-së është këshilluar të shmangë pjesëmarrjen apo praninë në protestë. Ndiqni mediat lokale dhe respektoni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit.

Megjithëse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqe dhe godina qeveritare përreth, duke shkaktuar devijime, bllokime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestës. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale si prioritet"- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Në protestën e kaluar që u mbajt më 20 shkurt, pati përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve ku u shkëmbyen molotovë të shumtë dhe bombola gazi lotsjellës. Versus.al

Poll