Partia Socialiste nuk do të mbështesë formulën e propozuar nga Partia Demokratike një ditë më parë sa i takon zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit. Lista e kandidatëve që kanë marrë më shumë se 28 firma do të kalojë për votim në seancë plenare dhe jo vetëm një kandidat, siç propozoi PD.
Procedura e votimit për Avokatin e Popullit do të mbahet në Kuvend më 11 dhjetor, të njëjtën datë kur do të mbahet seanca për votimin e buxhetit nen për nen. Sipas burimeve, Endri Shabani, ish-kryetari i Nismës Thurje, pritet të marrë mbështetjen e PS në Kuvend për t’u zgjedhur avokati i ri i popullit.
Deri më tani demokratët kanë mbështetur me firma disa prej tyre si Jola Hysi, Adriana Kalaja, Endrit Shabani, Besim Ndregjoni, Sajmir Visha, Tartar Bazaj, Dardan Mustafa apo Shkëlqim Sulo. Versus.al
