Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me votat e socialistëve ndërsa u betua gjatë seancës kaotike të 18 dhjetorit ku puthja e tij kundrejt deputetëve demokratë u bë virale. Shabani ka deklaruar në emisionin ‘Opinion’ se puthja ka qenë thjesht një përshëndetje dhe jo ndonjë ironi drejt deputetëve të opozitës.
Madje shtoi se në sallë kishte qenë edhe e fejuara e tij dhe pavarësisht se ceremonia e betimit nuk shkoi siç duhet, ai i përshëndeti me një puthje të pranishmit.
"Nuk mund të vendosësh, kur unë jam këtu. Ajo është një përshëndetje. Në atë sallë nuk ishin vetëm deputetë të opozitës, por dhe familjarë të mitë. Ishte e fejuara ime. Supozohej të ishte një ceremoni, përshëndeta me një puthje. Ishte një përshëndetje. A jam mirënjohës i deputetëve të opozitës? Po, jam. Pa firmat e tyre nuk do isha. Përshëndetje pas një ceremonie votimi. Nuk ishte ceremoni normale."-tha Shabani. Versus.al

