POLITIKË /

"Qarkullonin deri në 80 km/h", Koçiu për monopatinat elektrike: Do paraqesim rregullat e reja në Kuvend

Shkruar nga Versus

"Qarkullonin deri në 80 km/h", Koçiu për monopatinat

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka folur sot lidhur me sigurinë publike në vend, ndërsa mes pyetjeve të bëra nga deputetët ishte edhe bllokimi i monopatinave elektrike.

Ajo tha se bllokimi ishte i nevojshëm pasi nuk kishte asnjë lloj rregullimi për qarkullimin e këtyre mjeteve në rrugë duke i kthyer ato në burim aksidenti. Ndërsa theksoi se do të ketë propozime konkrete në Kuvend për rregulla që do të rregullojnë qarkullimin e këtyre mjeteve.

“Arsyeja kryesore pse shkuam në një masë drastike ishte fakti i aksidenteve të shpeshta që ndodhnin për shkak të këtyre mjeteve që nuk janë të rregulluara në legjislacion. Aktualisht që flasim nuk kanë një shpejtësi të normuar. Ka monopatina me 80km/h që i përdorin fëmijët dhe qarkullojnë në rrugë me shpejtësi të frikshme. Po punojmë me intensitet që të kemi rregulloret e nevojshme ligjore dhe shumë shpejt do i paraqesim Kuvendit rregullat përkatëse që do ta kthejnë përdorimin e këtyre mjeteve të rregulluar për të garantuar siguri e mbrojtje”- u shpreh Koçiu. Versus.al

Poll