POLITIKË /

Qeveri teknike me kryeministre pedagogen e njohur? Avokati i Berishës del kundër: Opozita të mos bëjë “aksidente”

Shkruar nga Versus
Qeveri teknike me kryeministre pedagogen e njohur? Avokati i Berishës del
Edi Rama, Lea Ypi dhe Genc Gjokutaj

Në vend janë përhapur thashetheme se Shqipëria do të shkojë drejt krijimit të një qeverie teknike dhe se në krye të saj do të jetë pedagogia dhe shkrimtarja, Lea Ypi. Për këto lajme që qarkullojnë në portale të ndryshme ka reaguar edhe avokati Genc Gjokutaj i cili ka dalë haptas kundër kësaj mundësie.

Sipas tij qeveria teknike nuk duhet të krijohet nga Rama dhe shton se kjo është një gjetje e tij për të tërhequr vëmendjen. Gjokutaj nënvizon se Rama nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverinë teknike dhe aq më pak ndikim.

Një mesazh e kishte edhe për opozitën duke bërë thirrje që të mos bëjë “aksidente” si në rastin e Endri Shabanit si Avokat Populli.

Postimi i plotë i avokatit Genc Gjokutaj:

Të nderuar Miq!

Legjenda më e re urbane është ajo që do të kemi Qeveri Teknike me Kryeministre Lea Ypin dhe kjo po trumbetohet si një gjetje gjeniale e shokut të ngushtë të Belës zotit Rama!

Të gjithë komentojnë dikush pro dikush kundra por askush nuk i hyn thelbit të këtij karagjozllëku dhe kësaj aventure bajate të gatuar në kuzhinën e Surrelit!

Është e rëndësishme të kuptohet se Qeveria Teknike nuk mund të krijohet nga një KM në prag të procedimit penal dhe janë pikërisht aferat korruptive të tij dhe Qeverisë së tij që e bëjnë të domosdoshme një Qeveri Teknike me një marrëveshje politike por domosdoshmërisht me një garantor nderkombëtar mundësisht amerikan!

Roli i Edi Ramës në krijimin e Qeverisë Teknike duhet të jetë zero përveç pjesëmarrjes në marrëveshjen e palëve për krijimin e saj e jo më të caktojë Zonjën që përflitet në vend të tij!

Gjithsesi në kushtet e një krize institucionale dhe nervore KM Rama mund të tentojë për një gjë të tillë por këtë e pamundëson së pari Opozita dhe mbi të gjitha garantori ndërkombëtar mungesa e të cilit e kthen procesin në farsë!

Opozita duhet të shfaqet e qartë, e vendosur dhe e artikuluar nominalisht nga të gjithë aktorët dhe faktorët e saj me qëllim qe të mos ndodhin “aksidente” si ajo me Avokatin e Popullit!

Rama dhe banda e tij po shembet dhe po shndërrohet në mbetje teknologjike e politikës korruptive e cila nuk mund të riciklohet si lëndë e parë nga aktorë të importuar shqipfolës pavarësisht karrierës domethënëse akademike dhe që nuk kanë jetuar në Shqipëri vitet e fundit!

Sorros është një kapitull i mbyllur në ShBA dhe nuk mund të qeverisë në Shqipëri. Manovrat e KM Rama i cili kur mori porosinë e “hapjes së krahut” për Erion Veliajn nga Sekretari Blinken gjatë vizitës në Tiranë nxorri në lojë Nesti Angonin nuk mund të vazhdojnë më!

Shqiptarët si bij të shekullit të ri nuk do të zhyten prapë në pellgun e mashtrimit që të vajtojnë prapë këngën e trishtimit do të thoshte Migjeni i madh! G. Versus.al

Poll