POLITIKË /

Qeveria firmos 2 marrëveshje me Britaninë, Starmer: Vizita ime këtu, kapitull i ri bashkëpunimi

Marrëveshjet bazohen në frenimin e imigracionit të paligjshëm dhe bashkëpunimin me eksportet në fushën e mbrojtjes.

Shkruar nga Versus
Qeveria firmos 2 marrëveshje me Britaninë, Starmer: Vizita ime
Momenti i firmosjes së marrëveshjes dhe kryeministri britanik Keir Starmer

Gjatë vizitës të parë zyrtare të një kryeministri britanik në Shqipëri, u firmosën edhe dy marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Marrëveshja e parë e nënshkruar nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ambasadori britanik Nicholas Abbot ishte për avancimin e bashkëpunimit dypalësh mbi prioritetet e përbashkëta si frenimi i emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe.

Ndërsa marrëveshja e dytë e nënshkruar mes ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ambasadorit britanik ishte një deklaratë e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.

Kryeministri britanik Keir Starmer, përgëzoi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe praninë e tij në Tiranë e konsideroi si një kapitull të ri në thellimin e marrëvdhënieve dy palëshe.

"Fakti që unë, kryeministri i parë britanik që vij në Tiranë në këtë takim dy palësh, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën sesi ka krijuar një lloj force marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm të qeverive britanike, por qasja jonë nuk është ajo diplomacia me megafon. Unë nuk dua të bërtas për problemet, po thjesht dua të përvesh mëngët edhe të jem shumë pragmatist dhe t’i zgjidh këto çështje dhe këtë e kemi treguar dhe dëshmuar tashmë. Kjo ka qenë një mënyrë efektive që nga modeli i trafikimit të paligjshëm dhe deri tek bashkëpunimit ushtarak"- deklaroi Starmer. Versus.al

Poll