Teksa procesi i votimit ka nisur që prej orës 07:00, në disa qarqe janë raportuar problematika.
Në qendrën e votimit 2321 në Elbasan, është pezulluar procesi i votimit pasi një prej qytetarëve ka fotografuar votën me celular. Ndërkohë janë njoftuar autoritetet policore për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Në fushë Krujë u krijua një situatë e pazakontë në qendrën e votimit 1302/00 pasi një qytetar kërkoi të votonte edhe për gruan, por nuk u lejua.
Procesi nuk ka nisur ende edhe në orën 08:09 në qarkun e Kukësit në qendrat Arrën dhe Topojan për shkak se janë ngatërruar listat e zgjedhësve. Versus.al







