
Kryeministri Edi Rama priti në zyrë fituesin e “Albania's Got Talent”, Nikolasin dhe personazhin e tij, Kristin, një kukull që “flet” përmes zërit të të riut shqiptar.
Kryeministri Rama pas disa shakave dërgoi indirekt një mesazh për opozitën se karrigia dhe pushteti nuk merren me dhunë, zhurmë dhe protesta por me mençuri ashtu siç tha Rama se Kristi dhe Nikolas ia morën në kryeministri.
“Ja ku janë këtu Kristi dhe Nikolasi mbas fitores së “Albania's Got Talent”. Princi thotë që na solli mbarësi Podcasti. Nikolasi thotë që fitoren e kishim në xhep. Ja ku është ulur në karrigen time, e mori pa protesta, me mirësi, butësi dhe zgjuarsi. Pa sharje, protesta, zhurmë”, u shpreh Rama.
Rama kërkoi që protestat nuk mund të sjellin marrjen e pushtetit por mënyra e vetme është mirësia dhe butësia./Versus.al
View this post on Instagram

