POLITIKË /

Rama mbledh drejtuesit politikë, u lë porosi krijimin e databasës për votën e diasporës

Shkruar nga Versus

Rama mbledh drejtuesit politikë, u lë porosi krijimin e databasës

Në selinë e Partisë Socialiste është zhvilluar sot mbledhja e parë e këtij viti në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e qarqeve me në fokus votën e diasporës ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e procesit të regjistrimit të tyre për të votuar.

Porosi kryesore e Ramës ndaj drejtuesve politikë, ka qenë krijimi i një database me kontaktet e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit me qëllim që të maksimizojë votën e diasporës në favor të PS.

Po ashtu bëhet me dije se në mbledhjen e sotme të kryesisë dhe drejtuesve politikë, janë lajmëruar ndryshime në listën e këtyre të fundit sa u takon qarqeve që do të drejtojnë më 11 maj.

Shqiptarët që jetojnë jashtë të cilët kërkojnë të votojnë për në zgjedhjet e 11 majit, do të duhet të regjistrohen në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER). Më pas fleta e votimit do t’u mbërrijë me postë në adresën e deklaruar e më pas e njëjta postë do të marrë fletën pas votimit. Këtë herë, shteti do të garantojë mbulimin e shpenzimeve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: