POLITIKË /

Rama në Parlamentin izraelit: Shqipëria strehoi mijëra iranianë pavarësisht rrezikut dhe u përball me sulme kibernetike

Rama theksoi se strehimi i iranianëve nuk ka qenë një veprim pa kosto apo pa rrezik, pasi Shqipëria u përball me sulme të rënda që rrezikuan seriozisht infrastrukturën digjitale të vendit.

Shkruar nga Versus

Rama në Parlamentin izraelit: Shqipëria strehoi mijëra

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Kryeministri Edi Rama vijoi të ndalet te tradita shqiptare e strehimit të atyre që janë në rrezik, duke e lidhur historinë e mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore me vendimin e Shqipërisë për të pranuar mijëra iranianë në vitet e fundit.

Rama theksoi se strehimi i iranianëve nuk ka qenë një veprim pa kosto apo pa rrezik, pasi Shqipëria u përball me sulme të rënda që rrezikuan seriozisht infrastrukturën digjitale të vendit. Ai nënvizoi se mbrojtja e një qenieje njerëzore në rrezik përfshin gjithmonë sakrifica dhe pasoja, por se Shqipëria ka zgjedhur të qëndrojë besnike ndaj parimeve të saj morale.

Kryeministri bëri të ditur se Tirana ka ndërprerë çdo lidhje me regjimin iranian, duke mbyllur edhe kontaktet më minimale me Teheranin. Ai shtoi se, pavarësisht këshillave për të mos reaguar në mënyrë të nxituar ndaj një shteti të fuqishëm si Irani, Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe të vendosur.

Në fjalën e tij, Rama solli edhe shembuj të situatës së rëndë në Iran, duke përmendur raportime për dhjetëra mijëra viktima dhe duke ngritur shqetësimin për mungesën e reagimit dhe protestave në Evropë kundër regjimit të Ajatollahëve. Ai e përmbylli deklaratën duke theksuar se qëndrimi i Shqipërisë buron nga e njëjta filozofi morale që ka udhëhequr vendin ndër shekuj: mbrojtjen e mikut dhe të atij që është në rrezik, pavarësisht pasojave.

Kryeministri Rama: Këtë e kemi bërë dhe me kombe të tjera, jo është arsyeja që i kemi dhënë dhe mijëra iranianëve strehim dhe mbrojte, nuk është diçka qe e kemi bërë pa risk, dhe nuk është pa risk edhe sot. Të strehosh një qenie tjetër njerëzore që është në rrezik nuk është një veprim që nuk paraqet rrezik, përkundrazi. Ne i rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj që mos të reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit sepse ata janë të mëdhenj.

Ne kemi ndërprerë dhe lidhjen më të hollë që kishim e regjimin dhe kemi mbyllur çdo lidhje me ta. Nuk e kam të shkruar këtu, dhe dua të them këtë, bashkëshorti i dikujt që është grek, por me origjinë iraniane na tregoi për krimet e ndodhura ditë më parë në Iran ku tregjet janë rrethuar nga vrasës. Teksa media po flet për rreth 30 mijë të vrarë, nuk po shohim protesta rreth e përqark Evropës kundër regjimit të Ajatollahëve./Versus.al

Poll