POLITIKË /

Rama nga Londra: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje është i mirëpritur

Në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, Rama tha se procesi i integrimit në BE nuk mund të jetë gjithçka, ose asgjë. Kreu i qeverisë, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, pa të drejtë vetojë është i mirëpritur.

Shkruar nga Versus

Rama nga Londra: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa

Nga Londra, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian.

Në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, Rama tha se procesi i integrimit në BE nuk mund të jetë gjithçka, ose asgjë. Kreu i qeverisë, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, pa të drejtë vetojë është i mirëpritur.

“Procesi nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. Shtete anëtare, këtu po flas për shtetet anëtare përreth nesh, marrin nga BE kontribut prej rreth 4500 euro për frymë, ndërsa kur bëhet fjalë për ne, kontributi është 160-170 euro për frymë. Kjo është e pamundur. Kemi avokatuar për këtë gjë dhe nga kjo nxitje që ne bëmë ja dolëm të gjejmë veshë që na dëgjuan për të pasur planin e rritjes dhe para shtesë për të financuar reformat, që nuk është aspak e krahasueshme me pjesën tjetër, por është pak ndryshe.

Ka një dëshpërim shumë të artë mes vendeve të BE, atyre të mëdha sa i përket barazisë rreth tryezës që duhet të arrijnë konsensus. Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telash’e dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton por për faktin që janë kaq të frustuar. Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim. Kur dënojë ndonjë bela e madhe askush nuk mund të na fajësojë, ndërsa kur ka sukses, jemi pjesë e suksesit”, tha Rama.

Tags:

edi rama

Poll