POLITIKË /

“Rama nuk do e gëzojë këtë mandat”, Berisha s’njeh zgjedhjet: Krimi i organizuar ndërhyri në 20 bashki

Berisha tha se do bëjë betejë brenda dhe jashtë vendit për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Shkruar nga Versus
“Rama nuk do e gëzojë këtë mandat”, Berisha
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha mbajt sot një konferencë për mediat ku informoi se ditën e djeshme kishte paraqitur në Bruksel para 87 partive të djathta nga vende të ndryshme të botës, faktet të cilat sipas tij provojnë ndërhyrjen e bandave në zgjedhjet e 11 majit.

Duke lënë të kuptohet se nuk i njeh zgjedhjet, Berisha tha se Rama nuk do e gëzojë mandatin e katërt. Sipas tij, krimi i organizuar ka arritur të ndrhyjë në 20 bashki dhe 10 qarqe të vendit duke deformuar vullnetin e qytetarëve që votuan.

Sipas kreut të PD, pretendimet e tij i provon edhe rezultati i zgjedhjeve për kandidatët preferencial ku personazhe të PS të cilët janë anonimë për publikun, rezultojnë më të votuarit.

“Takova Europarlamentar me interesa për zhvillimin e proceseve elektorale në Shqipëri. Përfaqësues të rëndësishëm të qendrës së djathtë në Parlamentin Europian. Në të gjitha këto takime, unë njoha bashkëbiseduesit e mi, me vjedhjen e madhe të hapur dhe publike të votës së qytetarëve shqiptarë, nga narkodiktatori Edi Rama, dhe në këtë aspekt u paraqitën vendimet e qeverisë për bonusin famoz, 100 euro për votë për çdo pensionist, 76 mln euro.  Vendimi për të falur gjobat, 200 mln euro.

Punësimet dhjetëra, e mijëra punësime për votë.  Dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë. Janë këto akte të cilat rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit. Pa llogaritur këtu ndërhyrjet e fuqishme të krimit të organizuar në 20 bashki të vendit dhe në 10 qarqe.

Rezultatet e këtyre ndërhyrjeve kulmuan me më të votuarit e të votuarve në Shqipëri, persona anonim si Sara Mila, Arkend Balla, etj.  Pra, në totalitet do ta përmbledh se çfarë ishin zgjedhjet në Shqipëri me një fjalën e një miku të çmuar të Shqipërisë. Zgjedhjet në Shqipëri, deklaroi ai, ishin të njëjta me ato që kisha parë dekada me parë në Zimbabve, të diktatorit Mugabe”- deklaroi Berisha. Versus.al

Poll