POLITIKË /

Rama për aksin Librazhd-Prrenjas: Rrëshqitja nuk lidhet me korrupsionin, po punohet për zgjidhje të përhershme!

Kryeministri Rama u shpreh në podcastin “Flasim” se rrëshqitja në aksin Librazhd-Prrenjas nuk ka lidhje me korrupsionin, duke theksuar ndërhyrjet emergjente dhe punën për hapjen e rrugës alternative deri në stabilizimin e plotë të zonës.

Shkruar nga Versus

Rama për aksin Librazhd-Prrenjas: Rrëshqitja nuk lidhet me

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në podcastin Flasim për aksin e shembur rrugor Librazhd-Prrenjas, duke sqaruar se nuk ka lidhje me korrupsionin.

Ai theksoi se rrëshqitja ka ndodhur për shkak të gjeologjisë së vështirë dhe reshjeve intensive dimërore, duke prekur vetëm rrugën e vjetër dhe jo aksin e ri.

Rama deklaroi se ARRSH ndërhyri menjëherë me masa emergjente, ndërsa policia e shtetit siguron prani 24-orëshe për garantimin e sigurisë. Ai shtoi se puna intensive për hapjen e rrugës alternative nuk ka ndaluar dhe theksoi nevojën për stabilizim të thelluar për të dhënë një zgjidhje të përhershme për problemin.

Kryeministri Rama: Lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje është zero. Ka një gjeologji të vështirë dhe rrëshqitja nuk ka afektuar aksin e ri, por rrugën e vjetër. Në një vend ku terreni malor janë afektuar ndjeshëm, siç kanë ndodhur në shumë vende, për shkak të reshjeve intensive të këtij dimri. ARRSH ka ndërhyrë menjëherë me masa emergjence, policia e shtetit prani 24 orë për të garantuar sigurinë. Puna intensive për hapjen e rrugës alternative nuk është ndalur asnjë minutë. Duhet garantuar stabilizimi i thelluar për t’i dhënë fund një herë e mirë problemit.Versus.al

Tags:

edi rama

Poll