POLITIKË /

Rama: Sot të thuash ‘jam nga Shqipëria’, je s*ksi, dje qamet! “Thumbon” Berishën

Në ndryshim nga hera, kryeministri Edi Rama pati vlerësim për administratën publike. Ai vlerësoi se performanca e tyre ka pësuar një rritje përgjatë viteve të fundit. Një mesazh e ka pasur edhe për kundërshtarin e tij politik, Sali Berisha

Shkruar nga Versus

Rama: Sot të thuash ‘jam nga Shqipëria’, je s*ksi, dje

Në ndryshim nga hera, kryeministri Edi Rama pati vlerësim për administratën publike. Ai vlerësoi se performanca e tyre ka pësuar një rritje përgjatë viteve të fundit, teksa nuk i kurseu fjalët e mira. Në ceremoninë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, kreu i qeverisë tha se tashmë fytyra e Shqipërisë ka ndryshuar në arenën ndërkombëtare, e sipas tij, eksperienca në administratën publike të shtetit shqiptar do i bënte ato më të respektuar në tregun ndërkombëtar.

“Ju me siguri mund të bëni zgjedhjen tuaj. mund të jetoni këtu, mund të shkoni jashtë, mund të mendoni që atje larg ju pret me krahëhapur një republikë e konkurrencës, e meritës, e vlerësimit, por në të gjitha rastet mundësinë për të patur këtë eksperiencë shfrytëzoheni deri në fund sepse edhe sikur të mendoni që dikur do shkoni diku tjetër, kudo të shkoni nëse në përshkrimin e punës suaj do keni të shkruar “kam punuar për administratën publike të shtetit shqiptar” do t’ju shohin me më shumë respekt. Dhe ky është një respekt që deri përpara disa vitesh dukej i paimagjinueshëm, nuk na respektonte asnjeri. Na konsideronin një komshi të cilin se heq dot qafe, gati - gati si një banor në një ndërtim pa leje këtu në Ballkan edhe e shtynim ne. Sot na respektojnë. Sot të thuash ‘jam nga Shqipëria’, je seksi. Deri dje ishe qamet. Sepse menjëherë fillojnë pyesin: Shqipëria sa bukur, kam qenë dhe nga ana tjetër ajo që po ndodh sot është aq e madhe dhe njëkohësisht aq reale sa c‘ishte absolutisht komplet e pabesueshme që Shqipëria është në hapin e fundit për tu bërë anëtare e BE, për tu bërë pjesë e familjes së bashkuar europiane. Kur them hapin e fundit, unë numëroj 500 vjet, këto janë 5 vitet e fundit. Është një hap, finali për të kryer me sukses negociatat dhe cilido prej jush në këto 5 vjet që do të ketë mundësinë të jetë pjesë e grupeve negociatore, nëse do të vazhdojë në administratë dhe nëse do të përfshihet, si Arditi, atëherë do të ketë në përshkrimin e punës së tij edhe një tjetër sasi pikësh në sytë e kujtdo kudo që të shkojë”, u shpreh kryeministri.

Një mesazh e ka pasur edhe për kundërshtarin e tij politik, Sali Berisha, në një kohë kur ky i fundit drejtoi një tjetër protestë kombëtare, një “mosbindje civile” e ku kërkonte qeveri teknike. Ndonëse nuk e përmendi me emër, Rama tha se koha kur zhvillimi i Shqipërisë pengohej nga njeriu tashmë ka ikur.

“Të jeni të sigurtë për këtë. Ky është vend i bekuar nga Zoti që për shekuj të tërë është penguar nga robi dhe pengesa e robit ka ikur. Tani na takon ne që bekimin e Zotit dhe amanetin e atyre që luftuan me robin e keq që e pengoi këtë vend me qindra vite, ta bëjmë edhe bekimin, prosperitetin e familjeve dhe të fëmijëve e të fëmijëve të fëmijëve. Tani kur unë ju flas juve për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve juve ju duket sikur po ju flas për ndonjë kohë që s’do vijë kurrë, më besoni do vijë shumë shpejtë”, tha Rama.

Ky program është prezantuar nga qeveria si një mundësi për të rinjtë e moshës 21 deri në 26 vjeç për të zhvilluar praktikën e punës pranë administratës publike, duke u bërë kështu një urë për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale.Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: