Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “X” ka bërë me dije se ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës pas zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor.
Ndërsa shtoi se shpreson që mandati i dhënë nga populli të kthehet në mbarësi për vendin dhe për marrëdhënien mes dy shteteve.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”- shkruan Rama. Versus.al


